Wednesday, June 1, 2011

“Fitorja e Sinqertë” thyen rekordin e “Tequila Vava”

Vetëm pak ditë pasi “Tequila Vava” e Florit, Albatritit dhe Nogës kishte thyer rekordin e shikueshmërisë për një këngë shqiptare në rrjetin më të madh social të videove YouTube, është kënga e re e lansuar së fundmi nga reperët 2po2 dhe Unikkatil, “Fitorja e Sinqertë” ajo që ka vënë rekordin e ri në YouTube.
Për 24 orë kënga “Fitorja e Sinqertë” në YouTube ka arritur të gjenerojë zyrtarisht 100 mijë shikime, edhe pse besohet se kemi të bëjmë me rreth 120 mijë shikime. Kjo ka bërë që kënga e albumit “Authentic” të jetë në pozitën e 83-të në listën e videove më të shikuara në YouTube, që përbën rekord të ri.






Nuk është ky i vetmi rekord që është thyer nga “Fitorja e Sinqertë” në YouTube Charts. Hiti i lansuar ditë më parë gjendet në pozitën e 22-të të videove më të komentuara në YouTube (rreth 7000 komente), një statistikë kjo vërtet e jashtëzakonshme për një projekt shqiptar në internet.

Pos tjerash, vlen të përmendet se albumi “Authentic” pas publikimit ka zënë vendin e katërt në iTunes të Zvicrës.

YouTube së fundmi ka lansuar shërbimin YouTube Charts që u lejon vizitorëve të shohin statistikat e videove më të shikuara dhe më të diskutuara për një periudhë të caktuar kohore.

No comments:

Post a Comment