Saturday, June 4, 2011

Gili gati për natën finale të “Top Fest”

Këngëtarja kosovare Gili, e cila është duke konkurruar në Top Fest 8 së bashku me këngëtarin Enis Potoku është duke u përgatitur për natën finale. E duke qenë që kënga e tyre “Badihava” është renditur në mesin e më të pëlqyerave të këtij festivali, Gili dhe Enisi ndihen me fat që do të jenë pjesë e natës finale.
“Tashmë jam bërë gati për natën finale të Top Fest 8. Po presim të vijë edhe Enisi nga Zvicra dhe të shtunën në mëngjes nisemi drejt Tiranës ku do të na presin provat dhe shpresoj që do të jetë një skenografi e mrekullueshme”, ka pohuar Gili për InfoPress teksa bëri të ditur se interpretimi ‘live’ është një shans i mirë për pjesëmarrësit atje.



“Tani për tani mendoj që Top Fest është i vetmi festival që ia vlen të marrësh pjesë sepse interpretimi është i drejtpërdrejtë, gjë që neve na ka munguar në Kosovë. Por e mira është se kënga është renditur në mesin e baladave më të bukura të festivalit”, theksoi ajo pa i dhënë shumë rëndësi faktit nëse do të fitojë çmim.

Rovena: Duhet ta pranojmë humbjen

Rovena Stefa, e cila kishte qenë konkurrente në “VIP Shpija 2”, në një intervistë të fundit ka thënë se humbësit më të mëdhenj janë ata të cilët nuk e paranojën fitoren e të tjerëve.
“Kur mbaron një garë, gjithmonë do të ketë një fitues dhe të tjerët do të jenë humbës. Por humbësit më të mëdhenj janë ata të cilët nuk e pranojnë humbjen. Gay ose jo, Arditi fitoi çmimin e parë dhe është e kotë të rrimë të merremi me faktin nëse e meritonte apo jo”, ka pohuar Rovena Stefa.



Ndryshe Rovena ka pranuar se është paguar për të marrë pjesë në “VIP Shpija”.

“Natyrisht që jam paguar dhe më sa kam informacion, pagesa ime ka qenë ndër më të lartat, d.m.th., imagjinoni vlerën e makinës së dhënë për çmimin e parë”, ka thënë Stefa.

Dafina Zeqiri po kënaqet me jetën







Në mes të angazhimeve për verën e cila po na pret, këngëtaret tona, së paku jo shumica prej tyre, gjejnë kohë për t’u shprehur mbi atë se si janë duke kaluar kohën e lirë.
Është Dafina Zeqiri, një prej këngëtareve më të adhuruara ndër fansat kosovarë, ajo e cila ka shfrytëzuar Twitterin për të shprehur atë që është duke bërë mbrëmjen e të premtës.

“Moovieee tajmm! Sit back, relax n chill homie. Enjoyin Life…” është shprehur Dafina në anglisht, e që në shqip i bie: “Koha për film. Të mbështetem, relaksohem dhe të kënaqem në shtëpi. Duke u kënaqur me jetën…”.

Dafina Zeqiri së fundmi kishte paralajmëruar lansimin e albumit të ri të titulluar “Just Me”, i cili pritet të përfshijë disa bashkëpunime interesante dhe projekte mjaft ambicioze për verën e ardhshme.

Friday, June 3, 2011

Dafina e kënaqur me videoklipet

Një prej yjeve të pop muzikës kosovare, Dafina Rexhepi, është shprehur e kënaqur me shikimet e gjeneruara nga videoklipet e saja në rrjetin social të videove YouTube.
Verën e kaluar në skenën kosovare Dafina shpërtheu fuqishëm duke lansuar dy hite, “Ti mi then kufinjtë” me Etnon dhe bashkëpunimin tejet të suksesshëm me Mc Kreshën, “Delicious”.
Të dyja videot së bashku kanë gjeneruar mbi tre milionë shikime në YouTube dhe për këtë këngëtarja është shprehur tejet e kënaqur.





“Është vërtet i jashtëzakonshëm numri i shikimeve. Jam tejet e kënaqur, pasi që të dyja klipet kanë shumë shikime. Nuk është e rastësishme pasi klipet janë punuar nga Entermedia”, theksoi Dafina për Telegrafin, duke premtuar shumë befasi për këtë verë, pa dashur të zbulojë asgjë jo konkrete.



Tuna biseksuale, ndahet nga Rilind Reka

Shkup – Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Altuna Sejdiu, e cila ndryshe njihet si “Tuna”, para një viti ishte martuar me Rilind Rekën, djalin e ish-ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe profesorit që ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Blerim Reka, përfundimisht është ndarë nga ai.





Kishin bërë shumë plane, kishin vënë unazat, ishin martuar, ishin zhvendosur për të jetuar në Prishtinë, madje kishin blerë edhe një apartament, kishin bërë shumë plane, por ja që gjithçka u ka rezultuar aspak e suksesshme.
Sipas informacioneve të Lajmeshqip.com, javën që lamë pas, lidhjes së tyre i ka ardhur fundi. Ata të dy janë ndarë, sepse nuk e kanë duruar dot më njëri-tjetrin, dhe sipas disa thashethemeve nga njerëz të afërt të çiftit, për shkak të “baticave” dhe “zbaticave” dhe për shkak se edhe pas martesës, Altuna Sejdiu “Tuna” sërish e kishte të vështirë t’iu rezistojë shikimeve dhe provokimeve të vazhdueshme me persona të të njëjtit seks.
Këtë e vërteton më së miri edhe fotoja që flet se biseksualiteti i Tunës e ka detyruar çiftin të marrë një hap drejt ndarjes, duke ngjallur kështu mjaft dyshime për prirjet e saj (Altuna Sejdiu “Tuna”) biseksuale.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin, burime të sigurta të portalit Lajmeshqip.com bëjnë të ditur se çifti është ndarë përfundimisht dhe se këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Altuna Sejdiu “Tuna”, po jeton në Shkup ndërsa Rilind Reka në Prishtinë.
Duke bërë pjesë në mesin e këngëtarëve më të përfolur të estradës, ajo gjithmonë ka qenë pjesë e shtypit rozë për thashetheme të ndryshme. Ndarjen me Rilindin deri tani e ka mbajtur të fshehur, duke mos u prononcuar zyrtarisht asnjëherë, e medieve u ka dhënë hapësirë për manipulim.
Para se të martohej flitej për një shtatzëni të mundshme të Tunës, por ajo në atë kohë hodhi poshtë thashethemet, duke mohuar një gjë të tillë kategorikisht dhe ua mbylli gojën të gjithëve me martesë. Këtu lindën dhe dyshimet e para për një hap aq të shpejtuar për martesë. Çifti nuk ishte fejuar fare, por vetëm kanë pasur një lidhje dashurie e cila u kurorëzua me martesë dhe që zgjati thuaj se një vit dhe përfundoj me ndarje.
Për shkak të dyshimeve në lidhje me thashethemet e lartë-përmendura pritet që Tuna dhe Rilindi të dalin zyrtarisht dhe të pranojnë ndarjen.

Thursday, June 2, 2011

2po2 feat Unikkatil - Fitore e sinqert



Kliko ketu !!! ->>>>











<---- Kliko ketu !!!

Dj Marti - NRG Band - Rina Rina (Club Remix 2011)



Kliko ketu !!! ->>>>





<---- Kliko ketu !!!